Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Eno Bozdo: Krimi godet lirshëm, shteti po humbet funksionin për garantimin e sigurisë

Deputeti i PD Eno Bozdo, në një reagim në rrjetin social Facebook ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ai u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe ka shprehur ngushëllimet familarëve dhe miqve. Bozdo shtoi më tej se ky akt i shëmtuar dhe kriminal, përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit, drejtësisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Sipas tij, krimi godet lirshëm dhe është bërë fuqiplotë, dhe se shteti nësuqiplotë, dhe se shteti nëse nuk arrin të mbrojë një gjyqtar në detyrë po humbet funksionin themelor për garantimin e sigurisë dhe drejtësisë.

Postimi i plotë i Eno Bozdos:

I tronditur kam mësuar lajmin tragjik për ekzekutimin me armë zjarri të gjyqtarit të Apelit, z. Astrit Kalaja, gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e gjyqit.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar dhe kriminal, që përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj rendit, drejtësisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri.

Ky është një cenim i rëndë i vetë shtetit, një dëshmi e qartë se rendi ka rënë, krimi godet lirshëm dhe është bërë fuqiplotë.

Një shtet që nuk është në gjendje të mbrojë njerëzit e tij, e aq më pak një gjyqtar në detyrë, është një shtet që po humbet funksionin themelor të ekzistencës së tij garantimin e sigurisë dhe drejtësisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×