Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Agron Gjekmarkaj: Një akt barbar dhe i papranueshëm! Sinjal që sistemi i drejtësisë ka dështuar

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj nëpërmjet njëpostimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalajës.

Ai  shprehu ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa tha se vrasja ishte një akt barbar dhe i papranueshëm, cili ka goditur në zemër drejtësinë shqiptare.

Gjekmarkaj shtoi më tej se vrasja e Kalasë, është një alarm kombëtar dhe një sinjal që sistemi i drejtësisë ka dështuar.

Postimi i plotë i Agron Gjekmarkaj:

Vrasja që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, është një akt barbar dhe i papranueshëm që ka goditur në zemër drejtësinë shqiptare. Kjo vrasje është një alarm kombëtar, një sinjal se sistemi ynë i drejtësisë dhe sigurisë ka dështuar në mënyrën më të turpshme.

Ngushëllimet më të thella i shpreh familjes së gjyqtarit Kalaja, kolegëve të tij dhe gjithë komunitetit të drejtësisë

Kjo ngjarje nuk mund të shihet si një rast i izoluar.

Ky është një akt që duhet të trondisë çdo qytetar të ndershëm dhe të na bëjë të reflektojmë se ku po shkon vendi.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, duhet të japin menjëherë dorëheqjen, sepse kanë dështuar në detyrën e tyre themelore: garantimin e sigurisë në gjykata dhe mbrojtjen e atyre që zbatojnë ligjin.

Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk mund të ndjehet i pasigurt në vendin e punës. Cënimi i tyre është cënim i vetë shtetit ligjor. Nëse drejtësia frikësohet, atëherë askush nuk është më i mbrojtur.

Është momenti të bashkohemi të gjithë qytetarë, juristë, institucione dhe shoqëri civile për të dënuar me forcë këtë akt të pashembullt dhe për të kërkuar përgjegjësi nga ata që me heshtje, paaftësi apo nxitje e kanë bërë të mundur këtë tragjedi.

Kjo nuk është thjesht një vrasje. Është një plagë ndaj shtetit, ndaj demokracisë dhe ndaj çdo shqiptari që beson ende te drejtësia.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×