Në emisonin “Log “ në News24 i moderuar nga gazetari dhe moderator Enri Xhafo ishte i ftuar analisti Lavdrim Lita I cili, diskutoi për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Lita tha se Policia e Shtetit nuk janë profesionistë në ruajtjen e institucione të larta. Ai shtoi më tek se ngjarja ishte e përgatitur në mënyrë të ftohtë nga autori, dhe se problemet me pronat dhe në kadastër janë shumë të shpeshta në vendin tone.
“Policia e Shtetit nuk janë profesionistë për ruajtjen e institucioneve të larta Duhet thënë se ngjarja është përgatitur në mënyrë të ftohtë dhe të godasësh gjyqtarin dhe të presësh policinë të të arrestojë është gjeja më e rëndë që ka ndodhur ditë e sotme. Problemet e pronat dhe Kadastra janë në vendin tone dhe vijtima është gjyqari. Besoj se ne do e qajmë për tre ditë dhe ngjarja do harrohet. Edhe prokurorë të SPAK janë kërcënuar bashkë me familjarët e tyre”,
BalkanWeb