I ashpër ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha sa i takon vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ndërsa ka akuzuar për gjendjen e sistemit të drejtësisë, kryeministrin Rama.
Ai tha se Rama po shfrytëzon vrasjen e gjyqtarit për të ndryshuar kodin penal. Mes të tjerash ai tha se asnjë ministër nuk mban përgjegjësi.
“Po të kishte përgjegjësi, dhe minimumi i saj, ngjarja nuk mund të ndodhte kurrë në sallën e Gjykatës së Apelit. Por se nuk ka asnjë përgjegjës dhe nuk mban askush përgjegjësi. Rama duro thotë fajin e ka kodi penal. Ai kod që dënon dënimet nga më të mëdha. Ministrat apo pseudo ministra thonë në kor; fajin e ka arma pa leje. Më njerëz të shpifur se këta nuk ka. Këta turpërojnë, fshat qytet, e fis, këdo. Këta janë se si e si të vrapojnë! Ky është përpjekje e Ramës për të nxjerrë, për të kaluar kodin Rakipi. Duan të kalojnë kodin e Narko-Diktaturës. Shfrytëzon gjakun e një gjyqtari për të kaluar kodin e Narko-diktatorës. Kush e pengon dedektorin? Kush pengo rojet, që të ketë roje salla e gjyqit? I pengon korrupsioni. Falimentimin e sistemit të drejtësisë po e justifikon Edi Rama.”, tha ai.
BalkanWeb