Akuzohet se planifikoi gjithçka/ Me duar dhe xhepa, duke pritur policinë, shihni qëndrimin gjakftohtë të vrasësit të gjyqtarit

Duket se kishte planifikuar gjithçka dhe se nuk ishte një veprim gjaknxehtë. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimeve, Policia e Shtetit, në lidhje me vrasësin e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili kreu një masakër brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Siç shihet nga pamjet, të publikuara nga JOQ, pas krimit, Elvis Shkambi pasi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Kalaja dhe plagosi dy personat me të cilët kishte konflikt pronësi, ia dorëzoi armën e krimit punonjësit të sigurisë dhe më pas doli në hyrje të Gjykatës. Në dukje i qetë dhe me duar në xhepa, i riu pret pranë xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, ardhjen e policisë. Madje ai nuk nguron t’ia bëj me shenjë dhe punonjësve të policisë duke ia bërë me shenjë; ‘Ja ku jam’.

Më pas policia i vendos prangat. Po ashtu pas hekurave përfundoi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, i cili thuhet se e ka nxitur nipin të kryente krimin e rëndë, pasi nuk ka vepruar dhe parandaluar aktin e rëndë. Pas hekurave ra dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, për moskryerje të detyrës.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×