Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e Rakip Kurtaj një vit më parë bëri një kërcënim të hapur publik ndaj paditësit të tij në një televizion kombëtar.
Ai kërcënonte se do të ndërmerrte veprime ekstreme nëse prona që pretendonte si të tijën nuk i lirohej.
“Ja gjej unë formën si ta liroj. Do ta minoj në të katër qoshet, sepse është prona ime, e kam me certifikatë. Të gjithë do t’i hedh në erë. Ju paralajmëroj, të gjithë do t’ju hedh në erë,” deklaronte Gjon Shkambi, para dhjetëra mijëra shikuesve.
BalkanWeb