Ervin Ceca është kandidati potencial i Partisë Socialiste për Bashkinë e Beratit. Kështu raporton për gazetari Ergys Gjençaj. Kjo bashki do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 9 nëntor, pasi kryetari i mëparshëm u zgjodh deputet dhe më pas ministër.
Ceca aktualisht është kryetar i komanduar i kësaj bashkie, detyrë të cilën e ka marrë më 13 mars pas dorëheqjes së Demos. Më parë Ervin Ceca ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë si dhe të kryetarit të Këshillit Bashkiak.
Sakaq, Partia Demokratike ka shprehur hapur mbështetjen për Florjan Binajn, për garën për Tiranën, ndërsa ende nuk ka emra të qartë për sa i përket kandidaturave për 5 qarqet e tjera. Kujtojmë se më 9 nëntor, Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të përkohshme për 6 bashkitë, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë.
BalkanWeb