Emisioni “Në Shënjestër” vijoi të martën të publikojë të dhëna nga dosja hetimore e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lalzit, i cili u zbulua pas përplasjes mes grupeve rivale kriminale në qytetin e Durrësit, ku protagonistë janë Plarent Dervishaj dhe Aleksandër Laho.
Ndonëse Dervishaj nuk e ka pranuar, ai u përplas me Rrumin për pronat e familjes Toptani, ku një nga pasardhësit, ishte edhe gjyqtari i Vlorës Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua në mënyrë barbare në shtator të 2009 vetëm pse kërkonte marrjen e pronave të të parëve.
Dervishaj pas vrasjes se Konomit kishte marrë përsipër regjistrimin e pronave të tij, e kaq mjaftoi që përplasja me Rrumin të dilte në sipërfaqe, pasi vetë Aleksandër Laho kishte interesa të drejtpërdrejta tek këto prona.
Por ashtu siç ‘Rrumi’ kishte emrat e tij me të cilët kërkonte të qëronte hesapet, ashtu edhe Elidon Avdyli kishte përgatitur një listë të vetën.
Ku në krye të dëshirave për t’u hakmarrë ishte Edmir Bregu i cili kishte qenë pjesëmarrës në një atentat të kryer ndaj Elidon Avdylit, i njohur edhe me gjeneralitetet Aldo Avdyli.
Edmir Bregu i cili ishte në derën e lokalit të tij pasditen e 24 Janarit 2021, kur u qëllua për vdekje me një breshëri plumbash që i morën jetën pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.
Ku dhe pse vitet kaluan prokuroria e Durrësit, ishte treguar e paaftë për të zbardhur vrasjen që i mori jetën anëtarit të bandës së Durrësit.
Por ndërsa dosja kishte mbetur e pluhurosur një zhvillim i paprtur i dha një kthesë tjetër zbulimit të krimit që rrezikonte të mbetej i pazbardhur.
Ato që do të hidhnin dritë mbi këtë vrasje, do të ishin pikërisht bisedat në Sky Ecc midis drejtuesit të një bande krminale në zonën e Durrësit dhe ushtarëve të tij i cili, si një shenjë hakmarrje ndaj tentativës për të vrarë nipin e tij, kërkonte me çdo kusht eleminimin e Edmir Bregut, që njihej shkurtimisht edhe me emrat Liri dhe Kuqi.
Apo dhe ‘Maloku’
Po cili ishte plani i Astrit Avdyli për të vrarë Edmir Bregun?
Çfarë bisedonte ai me anëtarët e tjerë të bandës, midis tyre edhe njerëz shumë të fuqishëm të krimit në Durrës, krahas tyre edhe vrasës me pagesë të cilët mesa duket ishin bërë bashkë, kundër bandës së Durrësit të drejtuar nga Plaurent Dervishaj.
Anëtar i kësaj organizate kriminale që rezultonte të ishte edhe Edmir Bregu, viktima e këtij atentati, ndaj të cilit prej kohësh po thureshin plane për ta vrarë.
Por për grupin e Avdylit, gjetja dhe nxjerrja e tij në pritë kishte qenë shumë e vështirë.
Për këtë arsye ky grup kishte kërkuar edhe ndihmën e grupeve të tjera kriminale në qytetin e Durrësit.
Por çfarë bisedonin midis tyre grupi i Avdylit lidhur mbi planin për ekzekutimin e Edmir Bregut?
Dhe kush ishin kokat e tjera të rëndësishme të krimit në këtë qytet, që ishin investuar për ta mbajtur në vëzhgim?
Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, referuar bisedave në Sky Ecc, plani për eleminimin e Bregut nis e bluhet në mendimet e atyre që kërkonin kokën e tij, që në muajin korrik 2020.
Ku ai që merr udhëzime të qarta për vrasjen e Bregut është Elidon Avdyli I cili e merr këtë porosi nga xhaxhai i tij Astrit Avdyli, që mban edhe gjeneralitetet Astrit Balliu.
I cili siç shikohet edhe në bisedat në vazhdim fillimisht shfaqet tejet i interesuar të di se çfarë po bëhet me Plaurent Dervishin, që duket se është edhe kundërshtari i tij.
Bisedat Sky Ecc
1 Korrik 2020
Astrit Avdyli i shkruan Elidon Avdylit
‘Ça u bë për Lentin. S’po kuptoj asgjë. ‘Rrumi’ ka njerëz kupton, kështu që të jemi të zgjuar. Mos të vrasësh njerëz kot për mendimin tim. Ok, me terezi. Doli, jepini drejtim. Të jeni të sigurtë. Kaq.
Mos bëj zhurmë. Vepro. Dhe qetë. A më dëgjo mua. Mos u ekspozo. Dhe gjuajtje fatale. Duhet kujdes…’
Por duke qenë se Astrit Avdyli e kërkonte medoemos eleminimin e Edmir Bregut, duket se vetmja mundësi për ta finalizuar këtë vrasje, ishte një pakt.
Një ortakëri, që sipas bisedave në Sky Ecc, ishte lidhur tashmë.
Midis Avdylajve dhe Mirit të Pojës nga krahu tjetër, edhe ky një personazh i njohur i krimit në qytetin e Durrësit i cili ndryshe njihet si Miri i Bariut, apo Djali i Bariut.
Ku ai që del të jetë ndërmjetësi në këtë aferë është Arben Mërkuri.
I njohur ndryshe si ‘Maneci’.
Por edhe si miku i Aleksandër Lahos, njohur si ‘Rrumi’.
‘Maneci’ i vrarë më 19 Maj 2022.
Të cilët më pas të gjitha informacionet ia kalonin Elidon Avdylit, nipit të Astrit Avdylit. Personit të interesuar drejtëpërdrejt për elemiminin e Edmir Bregut.
“Në muajin nëntor të vitit 2020, Elidon Avdyli ka arritur me ndërmjetësimin e Arben Mërkurit, një marrëveshje me Mirin e Pojës, të thirrur ndryshe Mirit i Bariut apo dhe Djali i Bariut
me qëllim që persona ende të paidentifikuar të mbajnë në vëzhgim lëvizjet e Edmir Bregut, thirrur ndryshe si Liri dhe Maloku”, thuhet në dosjen hetimore.
Lëvizje që duhet tja raportonin Arben Mërkurit, i cili më pas këto informacione ia kalonte Elidon Avdylit.
Po për të finalizuar qëllimin për të vrarë Edmir Bregun, ajo që duket se ka shërbyer është edhe një takim nga sa kuptohet midis Elidon Avdylit dhe Aleksandër Lahos.
Takim që është zhvilluar po me ndërmjetësimin e Arben Mërkurit të njohur si ‘Maneci’.
Biseda në Sky Ecc
5 Korrik 2020
Elidoni Avdyli i shkruan Arben Mërkurit, dhe i thotë se është te Beni dhe në darkë do të takohen te ‘Rrumi’ duke iu referuar Aleksandër Lahos.
Elidon Avdyli – “O dak. Jam te Beni sonte. Do vi dhe ‘Rrumi’ ta takojmë.
Arben Mërkuri e pyet Elidonin se përse nuk e ka njoftuar nëpërmjet ‘Poçit’, duke iu referuar Enea Kumes
‘Poçi’ është në kërkim vëlla, ka 20 ditë’
6 Korrik 2020
Astrit Avdyli i shkruan Elidon Avdylit
‘Ça po bën o budalli i xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo. Bjeri fort. Lentit. Mos e rruaj për asgjë. Fol me Lacen për plazhin. Shtëpinë ja dinë. Kështu që mos e vono…..
Për të arritur qëllimin e tyre grupi i Avdylajve kishte ndërtuar një bazë të vetën.
E cila ndodhej në zonën e plazhit dhe ishte gjithmonë në gatishmëri për të vepruar në çdo moment.
Sipas bisedave të zhvilluara në Sky Ecc, personi që drejtonte grupin e gjuetarëve ndaj Edmir Bregut, ishte Ermir Dedja.
Edhe ky sot i vrarë, pas një atentati të organizuar ndaj tij më 20 Maj 2025 në qytetin e Durrësit.
Ku nga bisedat në Sky Ecc del se Elidon Avdyli e ka mbajtur me para dhe me drogë për konsum vetjak Ermir Dedjan.
Si edhe e ka përdorur si shofer të tij dhe të familjes.
Ermir Dedja që i shkruan në muajin Gusht Elidon Avdylit se kishte gjetur një bazë të sigurtë e cila siç do të dalë edhe nga bisedat,
do të shërbejë për strehim të armëve dhe të vetë grupit të gjuajtësve që do të marrin pjesë në ekzekutimin e Edmir Bregut.
“Elidon Avdyli mbante në gadishmëri grupin e gjuajtësve të cilët strehoheshin në një ‘bazë’ që ndodhej në zonën e plazhit, në pritje të informacionit që Elidoni do t’ju përcillte” thuhet më tej në dosje.
Në një bisedë në Sky Ecc midis Elidon Avdylit dhe Ermir Dedjës, del se grupi i qitësve përbëhej nga Ermir Dedja, Alfred Doka i njohur si ‘Pirati’ dhe një person i tretë i quajtur Keli.
Ermir Dedja që në një nga bisedat në Sky Ecc, i kërkon para borxh Elidon Avdylit.
‘Me zor po pres që të bëj plazhin dhe të fillojnë lojën’
Por ai që duket se ka shërbyer si informator i grupit është Enea Kume.
Vëllai i deputetit socialist të dalë nga zgjedhjet e 11 Majit 2025, Loer Kume.
Emri i Enea Kumes që doli gjatë zbërthimit të bisedave në Sky Ecc, gjatë bisedave që ai kishte me Elidon Avdylin në fundin e muajit nëntor 2020.
Vetëm dy muaj para se Edmir Bregu të qëllohej për vdekje në derën e lokalit që kishte marrë me qira.
Enea Kume që mbante kontakte në Sky Ecc edhe me ‘Rrumin’.
Duke i kërkuar këtij të fundit ndihmë pasi policia e kishte shpallur në kërkim, gjatë një kontrolli në banesën e tij ku i kishte gjetur një peshore me drogë.
“Duke qenë se personat e angazhuar nga Miri i Pojës për të marrë informacion mbi vendndodhjen e Edmir Bregut, nuk kishin arritur ta lokalizonin këtë të fundit, Elidon Avdyli angazhoi njerëzit e tij për të kryer vëzhgimin në terren.
Njëri prej këtyre njerëzve ishte edhe Enea Kume me të cilin Avdyli bashkëpunonte në aktivitetin kriminal, atë të trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Por durimi i grupit të Avdylajve për të vrarë Edmir Bregun duket se ka qenë i gjatë.
Madje në ditët e fundit ka qenë edhe më i shtuar.
Kjo shikohet edhe nga bisedat që Elidon Avdyli bën me të tijët.
Ku duket se durimi i ka sosur.
Teksa u kërkon të tijve me insistim që ta gjejnë dheta vrasin.
Bisedat në Sky Ecc
4 Janar 2021
Elidon Avdyli i shkruan Aleksandër Lahos
‘Shumë jam mërzit. Atë ‘Malokun’, 2 ditë dje dhe pardje i kemi ndejtur aty 50 metra ngjitur. Nuk lëviz mer vlla, na ka çmendur.
Më datë 13 janar 2021, Elidon Avdyli i shkruan Enea Kume se ‘Boli’, duke iu referuar Ermir Dedjas, nuk po e mbaronte punën që i ishte ngarkuar dhe sipas tij, Ermiri kishte frikë ta bënte.
Elidoni ka shkruajtur se do të bisedonte nga afër me ‘Bolin’ dhe ndryshe do t’i merrte telefonat dhe makinat dhe do të ndërronte edhe shtëpinë.
Elidoni i ka shkruajtur Eneas që mos t’i jepte asnjë lekë ‘Bolit’.
Por pas shumë kërkimesh më në fund grupi i Avdylajve ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e Edmir Bregut i cili nga ana e tij kishte marrë një lokal me qira të cilin e punonte bashkë me një shokun e tij.
Lokalizim i cili vjen vetëm një ditë para ekzekutimit të Bregut. Çka tregon se grupi i Avdylajve nuk kishte ndërmend të vonohej në elemiminin e tij.
“Më 23 Janar 2021, grupi i drejtuar nga Elidon dhe Astrit Avdyli arrijnë të lokalizojnë Edmir Bregun”, thuhet në dosjen hetimore.
Përgatija për vrasjen e Edmir Bregut, konfimohet edhe nga biseda që Elidon Avdyli zhvillon me Enea Kumen në rolin e informatorit, më datë 23 Janar 2021.
Ku ai e informon Kumen se njërëzit e tij kanë identifikuar Edmir Bregun. i cili nga ana e tij kishte marrë me qira një lokal bashkë me Mir Bolin dhe në lokal qëndronin me radhë një javë turni i parë, një javë turni i dytë.
Pasi tashmë e kishin futur prenë e tyre në kurth grupi i Avdylajve tani është gati të vërë në zbatim planin për të vrarë Edmir Bregun.
Skenar që duhej të mbyllej medoemos të nesërmen.
“Elidoni i tha Eneas se kishte porositur njerëzit e tij që të nesërmen në orën 4 pasdite të ishin te lokali ku qëndronte Edmiri”, thuhet në dosjen hetimore.
Dhe kështu ndodhi.
Në orën 4 të ditës së nesërme Edmir Bregu u qëllua për vdekje pranë lokalit të tij të marrë me qira.
“Në datën 24 Janar 2021, në orën 16:15, në lagjen nr. 16, Durrës, pranë lokalit të shtetasit Fatmir Kazazi, nga persona të paidentifikuar që udhëtonin me mjetin tip ‘Renault’ ngjyrë e zezë, është qëlluar me armë zjarri automatik, shtetasi Ilir Kuçi, alias Edmir Bregu, i datëlindjes 23 Shtator 1982, shtetas që ka ndërruar jetën më pas në spital”, thuhet në dosjen hetimore.
Vetëm dy minuta më pas Elidon Avdyli i shkruan Aleksandër Lahos, të njohur si ‘Rrumi’.
Ku i bën me dije se gjithçka përfundoi me sukses.
Po kështu edhe vëllait të ‘Rrumit’, Vullnet Muçës.
Bisedat në Sky Ecc
Më datë 24 janar 2021, Elidon Avdyli, i shkruan Enea Kumes, se çunat kishin shkuar te vendi të përgatitur siç duhet:
‘Kanë dalë në 4 sot. Ishalla po e nderojnë. Ishalla o Zot. Sot kanë dalë si duhet. Fiks fare…..
Në lidhje me faktin se njerëzit e pajtuar nga Elidon Avdyli janë vendosur pranë lokalit ku pritej të shkonte Edmir Bregu si dhe vrasjen e tij, Elidoni bisedon edhe me Aleksandër Lahon alias ‘Rumi’.
‘Aty jemi e vlla. Po erdhi mbarojmë punë. O Zot na ecën mbarë.
Në orën 16:15, Elidon Avdyli i shkruan Enea Kumes vetëm një mesazh me tekst: ‘Daku mbaroj’.
Po kështu edhe Aleksandër Lahos.
‘Mbaroj shok. Ika’
Menjëherë pasi mbaroi punë me Edmir Bregun, Elidon Avdyli mësohet se udhëtoi drejt Lezhës. Aty ku mbylli edhe komunikimin me Sky Ecc.
Të cilin e nisi vetëm disa ditë më vonë.
Ndërkohë që nga krahu tjetër Aleksandër Laho i shkruan të vëllait se Elidoni mbaroi punë më ‘Malokun’, duke iu referuar Edmir Bregut.
Sipas grupit hetues vrasja e Edmir Bregut, ishte një hakmarrje e pastër e grupit të Avdylajve ndaj atij të Plarent Dervishaj, njohur edhe si ‘Banda e Durrësit’.
Kjo edhe me qëllimin për të përhapur panik te banda tjetër.
“Nga tërësia e bisedave të zhvilluara midis Astrit Baltiut alias Astrit Avdyli, Elidon Avdylit alias Aldo Avdyli, Ermir Dedjas i thirrur ‘Boli’ dhe ‘Boloraku’, Enea Kumes i thirrur ‘Poçi’, Arben Mërkurit i thirrur ‘Skavo’ dhe ‘Tërmeti’, Aleksander Laho i thirrur ‘Rrumi’ dhe Samuel Ndokës, si dhe bazuar në provat e administruara gjatë hetimit, kanë lindur dyshime të arsyeshme se viktima Edmir Bregu është vrarë për motive hakmarrjeje për shkak se konsiderohej anëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Plaurent Dervishi”, thuhet në dosjen hetimore.
Vrasja e tij është bërë nga anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet kriminal të larmishëm ku përfshihen vrasjet dhe trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike me qëllim per të ngjallur terror dhe pasiguri të grupit kundërshtar i etiketuar si ‘Grupi i Durrësit’.
BalkanWeb