Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët, dyshohet se…

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.

Për pasojë, mjeti është shkrumbuar plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ndodhej i parkuar në momentin e ngjarjes.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×