“Ata që do të dënojnë nipin tim, do të përballen me këtë gjë. Ata gjyqtarë që do të dënojnë nipin, do të përballen me të njëjtën gjë (vrasje) me plumba”.
Kjo ka qenë fjalia që ka çuar drejt shoqërimit të xhaxhait të Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.
Pak më parë solli edhe deklaratën e Gjovalin Shkambit, i cili u shpreh pa asnjë pendesë për ngjarjen e rëndë, ndërsa shtoi se kushdo që dënon nipin do të “hajë plumba njëlloj si Astrit Kalaja në sallë n e gjyqit”.
“Kur të dënojnë atë djalë, në sallë të gjyqit me plumba do të gjykohet. Se më ka prerë në besë shteti. Ia kam blerë shtetit. Nuk ka gjyqtar që e dënon. Do t’i hanë plumbat sikur i hëngri Astrit Kalaja!”, tha ai.
vijon/…
BalkanWeb