“Në pikëpamjen ekonomike legalizimi është një dështim”, Myrshit Vorpsi: Për pronën e fituar qytetarët duhet të…

Në emisionin “Log ” në News24 me gazetarin Endri Xhafo ishte i ftuar  kryetari i shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi  Myrshit Vorpsi,  i cili  ka kritikuar ashpër mënyrën si po trajtohet çështja e pronës në Shqipëri.

Sipas tij, procesi i kthimit të pronave është i dështuar, ndërsa legalizimet përfaqësojnë një dështim total në aspektin ekonomik.  Ai theksoi se qytetarët përballen me një kalvar 17-vjeçar për të fituar të drejtën e tyre.

“Ne çështje e pronës po e trajtojmë si atë të ligjit. 7501 është ligji. Pronarët e vjetër nuk njihen dhe kemi një proces për konfiskimin e pronave dhe tani ne jemi në fillimin e  punës. Pra duket që procesi i kthimit të pronave është i dështuar dhe kjo nuk e ka penguar të shpërndajë ato prona. Të gjithë janë viktima të sistemit. Dhe sot për pronën e fituar duhet të kalosh një kalvar prej 17 vitesh që qytetari mund ta fitoj. Sinqerisht qasja është e dyanshme. Në pikëpamjen ekonomike , legalizimi është një dështim total. Sot pas 30 vitesh nga 2006 ti mund të marrësh një tokë me procesin e legalizmeve në mes të Tiranës.Prej një periudhe dy mujore pati një ndërhyrje të INUK ndaj ndërtimeve pa leje dhe ti atëherë pse e bën ligjin e legalizimeve? Sot me ligjin 20 ti mund të vazhdosh të ndërtosh pa leje”, theksoi Vorpsi

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×