Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i pyetur për sistemin zgjedhor në Shqipëri, deklaroi në Log se parapëlqen systemin mazhoritar.
Sipas tij, ky sistem me të cilën u zhvilluan zgjedhjet në vitet 2001 dhe 2005 siguron qeveri të qëndrueshme dhe pluralizëm për partitë e reja
Ilirjan Celibashi: Nuk ka një sistem zgjedhor të mirë apo për keq. Nisur nga realiteti politik unë personalisht parapëlqej sistemin mazhoritar por kjo s’do të thotë se ky është më i mirë për Shqipërinë, sistemi i 2001 dhe 2005 ishte më i mirë, siguronte qeveri më të qëndrueshëm dhe pluralizëm të përfaqësimit në Kuvend dhe të partive të vogla të cilët në sistemin mazhoritar nuk kanë mundësi të marrin deputet.
BalkanWeb