“Rama i sulmonte me emër dhe mbiemër…”/ Braho: Në Kolumbi gjykatësit rrinin me maska, por nuk ka ndodhur atentat si ai në Apel

Avokati, Ledio Braho, në një intervistë në News 24 theksoi se atentat si ai në Apel nuk ka ndodhur sipas tij, edhe në Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët e bënin me maska procesin gjyqësor.

Braho tha se Rama i ka sulmuar me emër dhe mbiemër gjyqtarët, dhe sipas tij, kryeministri ka publikuar vendime gjykate që nuk i merr vesh.

Braho: Ngjarje që nuk ka ndodhur asnjëherë. Është hera e parë që ndodh në sallën ë gjyqit, kur gjyqtari ka shpallur vendim me togën e gjyqtarit. Po ta krahasojmë edhe me Kolumbinë e viteve 80’ kur gjyqtarët bënin një proces gjyqësor me maska për shkak të ruajtjes së anonimatit, as atje nuk janë vrarë gjyqtarë. Ndërkohë që në Shqipërinë e vitit 2025 vritet një gjyqtar në sallën e gjykimit. Nuk ka asnjë arsye që të ekzekutohet një gjyqtar. Lexoj mijëra komente që i japin të drejtë vrasësit dhe mendoj që është faji i një gjyqtari apo të tjerëve që sistemi është në këtë gjendje.

Është e pa konceptueshme që një shoqëri e tërë të sulmojë sistemin e drejtësisë. Deri këtu është bërë dhe çështje tradite që kushdo që nuk është i kënaqur me një vendim gjykate.

Dhe duke nisur që nga kryeministri, që sulmon me emër mbiemër gjyqtarë. Sulmon duke publikuar vendime gjykate që as nuk i kupton dhe i publikon në faqe Facebook dhe i ka quajtur gjyqtarët në mish për top. Tregon se situata nuk është aspak normale.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×