Gjykata e Apelit në Tiranë ka pezulluar sot të gjithë gjyqet që ishin planifikuar të mbaheshin, një ditë pas masakrës që tronditi vendin. Një i ri qëlloi me armë zjarri brenda sallës së gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja.
Flamuri që qëndron në fasadën e godinës së institucionit të drejtësisë, është ulur në gjysmështizë, në shenjë respekti për të kujtuar gjyqtarin e ndjerë, që humbi jetën në krye të detyrës.
Në lidhje me krimin e rëndë janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë.
BalkanWeb