Akuzohet se u kap me drogë, ekstradohet sot nga Dubai ‘Cllevio’

37-vjeçari, u ndalua në Dubai rreth 3 muaj më parë Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi akuzohet se u kap me drogë. Kujtojmë se ky personazh ka pasur disa herë përplasje me personazhe të njohura të rrjeteve sociale.

Kujtojmë se dy vite më parë përfundoi në telashe me policinë, pasi u akuzua se i dogji makinën luksoze tip “GLE Benz” personazhit të njohur të ‘Tik-Tok’-ut, Kozak Braçi.

Kjo nuk është hera e parë që Kleviol Ahmeti përfshiet në ngjarje të tilla. Në 6 gusht të 2023-it, një ngjarje ngjashme i ndodhi edhe reperit të njohur Noizy, të cilit iu dogj makina dhe në pranga ra Siar Konti, i cili dëshmoi se për të kryer krimin, ishte paguar me 6 mijë euro nga Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×