“Bashkë me gjyqtarin sot ka vdekur dhe Shkambi e pronat e tyre”, Shpend Gashi për vrasjen e gjyqtarit: E kobshme të shkojmë te kanuni

Moderatori i emisionit “Oponencë” Shpend Gashi, e ka cilësuar Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, të vdekur e bashkë me të dhe pronat.

Gashi vijoi më tej duke thënë se akti i tij i rëndë nuk i vleu çështjes së tyre, pasi bashkë me jetën që do të kalbet në burg, ka humbur dhe familjen e pronat.

Shpend Gashi: Nëse do më pyesësh mua se cili është bilanci janë 3 të vdekur dhe 2 të plagosur. Gjykatësi, Shkambi dhe prona. Në fjalimin nekrologjik do të jetë ai jetoi deri 30 vjec dhe pjesa tjetër, celësat në det dhe ai do kalbet. Dhe familja e tij që ka humbur pronën, është proceduar dhe xhaxhai I tij që bëri një deklaratë të kobshme, kemi vajtur tek Lek Dukagjini.

Ishte e turpshme që dolën qeveritarë që thanë ne e kapëm e neutralizuam. E dyta del kryeministri dhe bën një fjalim patetik, e thotë ishte me armëmbajtje pa leje. Kryeministri qe krijoi Diellën ankohet për gjykatat, është tallje ta vrasësh për së dyti.

 

 

 

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×