Në këndin e të ftuarit në News24, ka qenë e ftuar deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend.
Deputetja demokrate ka thënë se në çdo seancë plenare, ajo ka konstatuar një viktimizim të theksuar nga gratë dhe vajzat e PS.
Nga ana tjetër, ajo i qëndron tërësisht kundër frymës diskriminuese, aq më pak ndaj eksponenteve në politikë, për shkak të stereotipit që kjo fushë dominohet nga meshkujt.
Ndërkaq, Elda Hoti është shprehur se nuk mund t’a pranojë viktimizimin e që sipas saj është kthyer në një “trend” në parlament nga deputetet socialiste.
Elda Hoti:
Kam folur për qytetarët që unë përfaqësojë dhe për korrupsionin galopant të kësaj qeverie dhe jam munduar t’i përfaqësoj ato në çdo seancë, me argumenta dhe jo duke u viktimizuar. Fatkeqësisht, janë duke e bërë deputetët e rinj së Partisë Socialiste.
Unë jam totalisht kundër frymës diskriminuese, aq më pak ndaj vajzave dhe grave që merren me politikë, sepse është quajtur si një fushë për meshkuj, le të themi.
Por, nuk justifikoj aspak viktimizimin që vajzat dhe gratë e PS e kanë kthyer në një “trend” në çdo seancë.
BalkanWeb