Ndihmonte emigrantë të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme, policia e Shkodrës prangos 19-vjeçarin

Vihet në pranga një 19 vjeçar, i cili ndihmonte emigrantët nga vendet e Treta, të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt pagesës.

Shtetasi i identifikuar me inicialet V.T është arrestuar në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, ndërkohë që ai ishte duke transportuar në automjetin 4 emigrantë drejt kufirit me Malin e Zi.

Ndërkaq, Policia e Shkodrës kanë sekuestruar automjetin dhe celularin e 19-vjeçarit.

Nga hetimet janë zbuluar se ky shtetas ndihmonte emigrantët nga vendet e Treta që të kalonin në mënyrë të kundërligjshme drejt kufijve të Greqisë, Malit të Zi, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimarie si dhe për identifikimin e ndonjë bashkëpuntori të mundshëm të përfshirë.

Për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×