Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali

Çmimi i Madh i Sin gaporit dhuroi sh këndija mes dy “ustallarëve” të vjetër të Formulës 1, Luis Hamiltonit dhe Fernando Alonsos. Britaniku ka reaguar me sarkazëm ndaj kritikave të spanjollit të Aston Martinit pas garës, ku piloti i Ferrarit vazhdoi garën edhe pse pranoi në radio se kishte probleme me frenat në fazën përfundimtare.

Alonso arriti ta ndjekë nga afër dhe i mori rreth 50 sekonda në dy xhirot e fundit, por nuk ia doli ta parakalonte (vetëm 0.4 sekonda diferencë në finish). Megjithatë, një penalizim ndaj Hamiltonit për shkurtimin e kthesave dhe daljen jashtë pistës “pa arsye të justifikuar” i dha vendin e shtatë spanjollit. Edhe pse situata ishte e qartë, Hamilton u ndje i bezdisur nga ankesat e rivalit të tij të vjetër përmes radios, menjëherë pas mbarimit të garës.

“Nuk mund ta besoj. Seriozisht, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. A është e sigurt të ngasësh pa frena?”, dëgjohej Alonso teksa i drejtohej inxhinierit të tij, me qëllim që ta dëgjonin edhe komisarët. “Mua ndonjëherë më kanë tentuar të më përjashtojnë vetëm pse më binte pasqyra e pasme (Ostin 2022), dhe tani dikush nuk ka frena dhe gjithçka është në rregull…?”, shtoi më tej spanjolli.

PËRGJIGJA E HAMILTONIT

Hamilton iu përgjigj Alonsos përmes një postimi në “Instagram”, ku publikoi një klip nga seriali klasik britanik “One Foot in the Grave”, ku personazhi përsëriste vazhdimisht frazën: “I don’t believe it” (“Nuk mund ta besoj”), së bashku me tekstin “18 vjet…”, një referencë që të çon pas në vitin 2007, kur të dy ishin te skuadra MekLaren dhe u përfshinë në një betejë të fortë brenda ekipit, me shumë polemika, që asnjërin nuk e çoi drejt titullit kampion, ndërsa ai që festoi ishte Kimi Raikonen.

Në fakt, Hamilton mund të kishte marrë edhe një ndëshkim më të rëndë, por komisarët nuk e trajtuan çështjen si problem sigurie, siç pretendonte Alonso, por thjesht si një shkelje e kufijve të pistës, një shkelje më e lehtë. Pikërisht pretendimi i Alonos është ajo që e acaroi më shumë britanikun: fakti që spanjolli e vuri në qe

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×