“Qytetarët nuk kuptojnë gjë në gjykatë”, Manjani: Ja çfarë do të bëja nëse do të isha sërish ministër i Drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka dhënë një analizë kritike dhe konkrete mbi gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke treguar se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të kishte sërish drejtimin e këtij dikasteri.

I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, Manjani kritikoi ashpër procesin gjyqësor aktual në vend, të cilin e cilësoi të përkeqësuar dhe jo garantues të një gjykimi të drejtë.

“Unë insistoj te gjërat që ndikojnë procesin. Procesi gjyqësor është i përkeqësuar, si në afatet e gjykimit ashtu edhe në kuptimin e garancive. Nuk kemi një sistem akuzator, por inkuizicion. Po foli prokurori, je i dënuar. Ky është thelbi i gjësë,” deklaroi Manjani.

Ai nënvizoi nevojën urgjente për thjeshtimin e procedurave dhe të gjuhës ligjore, me qëllim që qytetari i zakonshëm të kuptojë se çfarë ndodh me të në një proces gjyqësor.

“Duhet bërë një procedurë që të jetë e thjeshtë, protokollare, me një gjuhë të thjeshtë. Që kur të shkojë tjetri në gjykatë ta ketë të qartë çfarë ndodh. Kur të vijë polici në shtëpi, të dish si të mbrohesh — se nuk janë të gjithë avokatë,” u shpreh ai.

Sipas Manjanit, një nga problemet më të mëdha sot është pikërisht mungesa e aksesit real në drejtësi për qytetarët që nuk kanë formim juridik. Ai theksoi se roli i avokatit duhet të jetë më i theksuar në nivele të larta të gjykimit, ndërsa në instancat e para, qytetari duhet të jetë i aftë të mbrohet e të kuptojë procedurat.

“Avokati duhet për ndonjë gjykatë të lartë, kur bëhet pak si shkencë, por qytetari duhet të kuptojë situatën në gjykatë,” tha Manjani.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×