“T’i bëhet autopsia”/ Grevë urie për 23 ditë, djali i shqiptarit Pano Ruçi: Babai im, hero. I thash disa herë të hiqte dorë, por…

Kristjan Ruçi, djali i Pano Ruçit, mbërriti në Athinë mbrëmë nga Selaniku, pasi greva e urisë e babait të tij përfundoi, ndërsa autoritetet vendosën që të kryhej autopsia e të ndjerit.

“Ndihem i lehtësuar që ai e ndërpreu grevën e urisë”, tha ai, duke shtuar se “në një vend ku lindi demokracia, nuk e kuptoj pse na u desh të prisnim 23 ditë për një çështje kaq të thjeshtë”.

Kristjani zbuloi se gjatë gjithë grevës ai ishte në komunikim të vazhdueshëm me të atin: “Për 23 ditë i dhashë kurajë, siç bënë të gjithë të tjerët.” Kur u pyet nëse kishte frikë për të atin gjatë grevës së urisë dhe nëse i kishte kërkuar të ndalonte, ai u përgjigj: “I thashë të mendonte përsëri, sepse isha i shqetësuar për shëndetin e tij. Ai kishte probleme me zemrën, por këmbënguli.”. “Babai im është një hero”, tha ai me emocione, duke folur për mbështetjen që babai i tij ka marrë nga qytetarët në të gjithë Greqinë dhe jo vetëm.

Duke iu referuar vëllait të tij, Denisit, i cili humbi jetën në aksidentin e Tempit, Kristjani tha: “Shpresoj që Denisi të na shikojë nga lart”.
Siç zbuloi ai, babai i tij ka ditëlindjen sot dhe familja po përgatit një surprizë në Sheshin Syntagma, duke dashur t’i dhurojë një moment gëzimi pas javëve të vështira që i kanë paraprirë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×