U kap me 10 kg heroinë, shqiptari e kishte fshehur në….sediljen e fëmijës

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi droge. Shqiptari, me banim në provincën e Torinos, iu gjetën 10 kg heroinë.
Burri po udhëtonte në një SUV me gruan dhe dy fëmijët e tij të vegjël kur u ndalua për kontroll nga oficerët e Skuadrës Fluturuese të Milanos. Gjatë inspektimit, oficerët zbuluan ngarkesën e drogës të fshehur me kujdes në pjesën e pasme të sediljes së fëmijës.
40-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u transferua në stacionin e policisë për kontrolle rutinë.

Hetimet pasuese, të shtrira në shtëpinë e tij në provincën e Torinos, çuan në zbulimin dhe sekuestrimin e tre kilogramëve të tjerë heroinë, duke konfirmuar rëndësinë e zinxhirit të furnizimit të të dyshuarit. Hetuesit nuk përjashtojnë hetime të mëtejshme për të identifikuar rrjetin e kontakteve dhe destinacionin e substancës narkotike.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×