U vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit, mbahen homazhe në Shkodër për gjyqtarin Astrit Kalaja

Familjarë, miq, si dhe figura të njohura nga drejtësia dhe politika morën pjesë sot në ceremoninë e homazheve të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës, teksa ishte në krye të detyrës.

Në homazhe morën pjesë edhe ish-kryebashkiaku Lorenc Luka, emri i të cilit është përmendur disa herë nga banorët si i përfshirë në shitjen e pronave ndaj Gjon Shkambit, si dhe Kryetari i Qarkut Edmond Ndou dhe Kryebashkiaku Benet Beci.

Më herët, për gjyqtarin Kalaja u mbajtën homazhe në Tiranë, ku morën pjesë figura nga bota e politikës dhe drejtësisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×