Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja/ “Siguria në gjykata është kapur gafil. Hyn derri dhe dosa aty”, shpërthen Manjani: Vetëgjyqësi tipike idiote…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në emisionin “Oponencë” e ka cilësuar aktin e rëndë të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, si vetëgjyqësi tipike idiote shqiptare ndërsa gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve të një pjese të shoqërisë si të dënueshme.

Sa i takon sigurisë në gjykata, Manjani fajësoi policinë e cila në rastin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja u kap gafil.

“Siguria në gjykata është kap gafil. Hyn derri dhe dosa aty. Policia e ka, janë mbyllur 6 gjykata apeli. Më mirë të kërkosh ndjesë sat ë thuash se kam unë përgjegjësinë”, tha ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Krimin e kryer nga Elvis Shkambi, Manjani e quajti vetëgjyqësi tipike idiote dhe se gjuha e urrejtjes është e dënueshme.

“Gjyqtari i republikës së Shqipëris është zyrtar më I kërcënuar, është punonjës i shtetit dhe në këtë kuptim, ca ka bërë shteti.

Nuk do të gjeni në rruzull një shtet që shtetarët e vet i hedh në rrugë. Me dënim të përjetshëm”, tha Manjani.

Ylli Manjani: Ai vrasësi s’ka llogjikuar me reformën në drejtësi. Halli është se motivi i dobët përfundoka në dhunë kaq të thjeshtë e barbare.

Siguria në gjykata është kap gafil. Hyn derri dhe dosa aty. Policia e ka, janë mbyllur 6 gjykata apeli. Më mirë të kërkosh ndjesë sat ë thuash se kam unë përgjegjësinë.

Gjyqtari I republikës së shqipëris është zyrtar më I kërcënuar, është punonjës i shtetit dhe në këtë kuptim, ca ka bërë shteti.

Nuk do të gjeni në rruzull një shtet që shtetarët e vet i hedh në rrugë. Me dënim të përjetshëm.

Në Shqipëri nuk ka mafie., të kishte mafie me këtë që bëjnë këta në sistem nuk do të linin këmbë mbi dhe. Vetëgjyqësi tipike e idiotësisë shqiptare. Duhet ta dënojmë, ca do thuash me atë që urrejmë.

“Të hajnë mender jush atë që s’thuhet”

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×