Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Tedi Blushi në Konferencën e Kryetarëve: Krimi sfidon pa frikë ligjin! Nesër në seancë plenare të zhvillohet debat për sigurinë e jetës në vend

Po mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar që në seancën e nesërme plenare të zhvillohet një debat për gjendjen alarmante të sigurisë së jetës në vend.

Kërkesa e tij vjen në kuadër të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, ndërsa u plagosën dhe dy persona të tjerë.

“Kuvendi nuk mund të mblidhet vetëm për të miratuar procesverbale. Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja është alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve.
Kuvendi mos të mjaftohet me 1 minutë heshtje por të shndërrohet në temë debati siguria e jetës.
Krimi ka marrë yrysh, shqiptarët më të pasigurtë se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi ordiner.
Vrasja e gjyqtarit, krim shumë i rëndë që trondit ndërgjegjen kombëtare. Kuvendi të debatojë për realitetin tragjik ku ndodhet vendi, ku krimi sfidon pa frikë ligjin.
E turpshme që KLGJ bën publik paralajmërimet e qeverisë për sigurinë e gjyqtarëve, vetëm pasi ndodhi vrasja e gjyqtarit. Më shume se kurre shqiptaret ndihen të braktisur, të pasigurt dhe të terrorizuar. Te mblidhemi ne seance per te folur per shqiptaret dhe hallet e tyre, jo per te miratuar procesverbale”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×