Zbardhet kërkesa në Konferencën e Kryetarëve, opozita: Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’!

“Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut”. Kjo ka qenë kërkesa e opozitës sot në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa lexonte një vendim gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij.

Trupi i pajetë i Kalasë do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×