Debatet në Kuvend, reagon Bardhi: Ka rënë shteti, organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbylljes pa debat të seancës plenare të sotme.

Ai tha se ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

E paprecedentë kjo që po ndodh në Kuvend, ku PS kërkon të asgjësojë Parlamentin. E drejta e fjalës është thelbësore në një Parlament funksional. Nëse hidhet në erë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm sepse deputetët ushtrojnë të drejtën e fjalës, duke mbyllur Kuvendin dhe duke mos lejuar debat, praktikisht ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni.

Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një mazhorancë që ka 83 deputetë, i ikën debatit dhe e trajton grupin e vet parlamentar si memec dhe karton-ngritës. Frika e mazhorancës ndaj debatit parlamentar, tregon edhe cilësinë e qeverisjes. S’kanë ide, s’kanë bilanc, prandaj nuk duan debat.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×