Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Romeo Kokallari pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në Tiranë. Sipas burimeve, Kokallari ka qenë në kërkim nga autoritetet. Ai shiste kanabis në zonat si Kombinati, liqenit Artificial, Sheshit Nënë Tereza dhe te Pallati i Kulturës.
Policia ka arrestuar dhe 5 persona të tjerë të cilët i konsideron si bashkëpunëtorë të 35-vjeçarit në këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Autoritetet po vijojnë hetimin deri në një vendim final për të akuzuarit.
BalkanWeb