Pasditen e sotme në qytetin e Vlorës është shënuar një akt i rëndë dhune.
70 vjecari Kozma Kukli ëstë dhunuar fizikisht nga dy persona që janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur përballë tregut të Çoles. Kozma Kuklit i kanë ardhur në ndihmë banorët e zonës, njoftuan ambulancën dhe policinë.
I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës për mjekim. Mjekët treguan se 70-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe syrin e djathtë e cila i rrezikon shikimin.
Sic shihet edhe nga pamjet, këmisha e Kozma Kuklit është e gjakosur dhe duket në gjendje të rëndë nga dëmtimet trupore që ka marr për shkak të goditjeve që e lanë të shtrirë në trotuar.
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 2 autorët e dyshuar si dhunues të 70-vjeçarit Kozma Kuklit.
BalkanWeb