Mëngjesin e kësaj të enjte është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare trajneri i Boca Juniors Miguel Angel Russo. Ka qenë vetë klubi argjentinas që ka njoftuar me hidhërim vdekjen e trajnerit të tij, i cili kishte rikthyer drejtimin e ekipit verën e kaluar.Ai vuante nga komplikacione të një infeksioni urinar dhe pasojat e një kanceri të prostatës, të cilin e kishte mposhtur në vitin 2017. Ai nuk ishte më në pankinë që nga 21 shtatori, kur u zëvendësua nga ndihmësi Ubeda.
Ish-futbollist dhe trajner me përvojë, Russo ishte nderuar me tituj të mëdhenj, duke përfshirë Kupën e Libertadores me Boca Juniors në 2007 dhe një kampionat të Kolumbisë me Milionarios në 2017. Klubi e ka përshkruar atë si një figurë të paharrueshme, duke e cilësuar si shembull përkushtimi dhe gëzimi. “Lamtumirë, mik i dashur Miguel,” ishte mesazhi i fundit i Boca Juniors.
BalkanWeb