GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë u diskreditua në sytë e opinionit publik! Duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuetse për të pezulluar zgjedhjet në Tiranë, duke rrëzuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

Bardhi e cilësoi Kreun e Shtetit si “kllouni në Presidencë“, i cili sipas tij u diskreditua sot në sytë e opinionit publik.

Sipas tij, Begaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen ditën e sotme pas këtij vendimi, duke e cilësuar dekretin e tij për zgjedhjet si shkeljen më të rëndë të Kushtetutës që është nga një President në këto 35 vite.

“Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet”, shkroi ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×