Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja nuk përmbahet, dhunon avokatin e djalit

Një 49-vjeçare ka përfunduar në telashe me policinë pasi akuzohet se ka dhunuar avokatin e djalit të saj, me të cilin ishte në një proces gjyqësor.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura.

“Akuzohet se goditi avokatin e djalit Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.”, sqaron policia.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×