Masakra në Gjykatën e Apelit/ KLGJ deklaratë pas mbledhjes urgjente: Gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Salla e mbledhjeve merr emrin e tij!

Këshilli i Lartë Gjyqësor doli me deklaratë pas mbledhjes urgjente me 260 gjyqtarë nga i gjithë vendi. Ky takim erdhi pas ngjarjes tronditëse pasditen e 6 tetorit, ku gjyqtari i Apelit të Përgjithshëm, Astrit Kalaj u vra në sallën e gjyqit.

Albana Boksi, anëtare e Gjykatës së Lartë lexoi deklaratën e gjyqtarëve ku kërkohet që gjyqtari i ndjerë të marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Gjithashtu, salla e mbledhjeve në KLGJ merr emrin e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Pjesë nga deklarata

“Kërkojmë siguri dhe prosperitet.

Në kujtim të gjyqtarit të rënë në detyrë, të ndjerit Astrit Kalaja, njohja e statusit “Dëshmor i Atdheut” për të. Salla e mbledhjeve të gjyqtarëve, kjo ku jemi sot pranë godinës së KLGJ sugjerojmë të marrë emrin e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja. Ngjarja e 6 tetorit nuk duhet të mbetet kujtesë e dhunshme por moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. Ne nuk kërkojmë keqardhje, pro veprim, sepse një gjyqtar i pambrojtur është drejtësi e pambrojtur. Dhe një drejtësi e pambrojtur është edhe një qytetar i pashpresë”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

“Ne angazhohemi solemnisht që pavarësisht tronditjes të vijojmë të gjykojmë me paanshmëri, ndershmëri dhe kurajo”, tha Boksi.

***

260 gjyqtarë nga i gjithë vendi u mblodhën këtë të enjte në selin e KLGJ, pas ngjarjes tronditëse të tre ditëve më parë në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, ku u vra në sallën
e gjyqit teksa lexonte vendimin, gjyqtari Astrit Kalaja.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×