Masakra tek Apeli/ Zhupa: Ja keni kaluar edhe skenarëve të filmave. Policia nuk përdoret për të mbrojtur shtetin, por vetëm për interesa politike

Deputetja e PD, Ina Zhupa, duke iu referuar masakrës në Apel, akuzoi maxhorancën se e përdor policinë vetëm për interesa politike dhe sipas saj, jo për të mbrojtur shtetin.

Ajo theksoi se këto krime mafioze tejkalojnë edhe skenarët e filmave.

Zhupa: Z.ministër turp të të vijë ty. Që sot po bën avokatin e një vrasësi. Turp të të vijë që si zv.ministër i brendshëm nuk ju përgjigje prokurorisë. Një gjyqtar që po ushtronte funksionin aty dhe policia që thotë nuk ka kapacitetin për të mobrojtur një gjyqtar.

Kur Policia e Shteti thotë që nuk ka kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar. Çfarë kapaicteti keni ju për të mborjtur sigurinë e qytetareve dh ti si ish-zvministër i i brendshëm dhe sot i promovuar për këto dështime. Çfarë garancie kanë sot qytetarët e vendit, ku duhet të kishte tre palë kontrolle ku vritet një person, që jepte vendim në emër të republikës.

Kjo është rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti. Ku shkojnë njerëzit për drejtësi, që gjyqtarët vriten në sallën e gjyqit. Këto janë rezultatet e keqqeverisjes suaj. Janë rezultatet e një qeverie që nuk i çon policët për të mbrojtur shtetin, por i bëjnë vegla mash për intereset tuaja politike. Sot Shqipëria është e tronditur, sepse në rrugët e Sarandës ku jam unë dhe të Konsipolit nuk hedh njeri sytë, kur në mes të Tiranës vritet një gjykatës i Apelit.

Ky Kuvend nuk duhet të heshtë. Sepse krim i tillë nuk ka ndodhur as në shtete që kanë definicion autokratë, si shtet të mafias dhe të drogës. Ju keni tejkaluar çdo skenar edhe ato që bëheshin filma. Shqipëria nuk ofron siguri.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×