Italia mat forcat me Estoninë dhe Izraelin, në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Mesfushori i axurrëve, Tonali ka folur së fundmi për këto takime, misionin botëror dhe një rikthim të mundshëm në Serie A.
Botërori- Fokusi tani është te kualifikimi për në finalet e Kupës së Botës: “Pas Norvegjisë, çdo ndeshje është vendimtare; ne e dimë saktësisht sa të rëndësishëm janë. Jemi gati t’i përballemi një nga një. Argëtohemi në stërvitje, bëjmë shumë, trajneri na bën të vrapojmë, por është e rëndësishme të argëtohemi.”
“Serie A? Herët a vonë do të kthehem, sepse për një italian, gjithmonë ekziston dëshira për t’u kthyer në vendin e tij. Ndoshta jo tani, sepse jam i lumtur me gjithçka tani. Por unë kurrë nuk e mbyll derën.”
BalkanWeb