Vetting
Roli dhe shkeljet ligjore të gjyqtarit Alfred Konomi
Procesi i rigjykimit të çështjes Shefa-Tabaku në Gjykatën e Fierit u karakterizua nga veprime të kontestuara dhe shkelje të rëndësishme ligjore nga ana e gjyqtarit Alfred Konomi, i cili në mënyrë flagrante sfidoi vendimet dhe normat që rregullojnë drejtësinë në Shqipëri.
Avokati: Mendoj se është një kriter ligjor që kërkon praninë e prokurorit, bazuar në parimet kushtetuese dhe në ligjin nr. 97 për Prokurorinë. Neni 11, paragrafët 1, 2 dhe 3, thotë se prokuroria nuk mund të delegojë, nuk mund të autorizojë dhe askush tjetër nuk mund të zbatojë vendime që i përkasin vetëm prokurorisë. Mendoj se prokuroria e ka lënë vendimin përgjysmë dhe duhet të jetë e pranishme.
Gjyqtari Alfred Konomi: Në procesin tonë, duhet apo jo të jetë prokurori?
Avokati: Duhet të jetë.
Gjyqtari: Mirë, atëherë. Vendim, Gjykata vendos të vazhdojë gjykimin pa praninë e prokurorit. Kalojmë në paraqitjen e provave, përveç atyre që janë. Kalojmë në pretimet përfundimtare. Deklaroj të mbyllur shqyrtimin gjyqësor. Gjykata shtyn seancën për shpalljen e vendimit. Vendimi do të shpallet më 9 shtator 2025, ora 14:00. Palët e pranishme morën dijeni. Seanca deklarohet e mbyllur.
Në 9 shtator 2025, Gjykata e Fierit vendosi të pushojë çështjen, por sipas denoncuesit Shefa gjërat nuk shkuan siç duhet.
“Më 9 shtator, gjykatësi ashtu si hyri, ashtu edhe doli. Hyri, u ul në tavolinë dhe tha “Rrëzohet kërkesa e Sefedin Shefes në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë”. Por Gjykata e Lartë nuk ka thënë të rrëzohet kërkesa, as nuk ka dhënë vendim të tillë. Ajo ka kërkuar që çështja të rigjykohet me një trup tjetër gjykues dhe në prani të prokurorit”, u shpreh Sefedin Shefa.
Shefa shton më tej se sipas shkresës së dërguar nga ‘Vetting’, rezultoi se prokurori ishte thirrur në mënyrë të parregullt, pa respektuar procedurat ligjore, thjesht nga korridoret e gjykatës.
“Në këtë rast, duket se gjyqtari Alfred Konomi, në bashkëpunim me prokurorinë, nuk respektoi rregullat procedurale dhe krijoi një situatë të papranueshme në sallën e gjykatës,” tha Shefa.
Gjyqtari Konomi nuk ka siguruar praninë ligjore të prokurorit në seancat, duke shkelur vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kodin e Procedurës Penale në lidhje me pjesmarrjene palëve në proces dhe të drejtave të tyre procedurale, sikurse është detyra e prokurorit në këtë çështje që në parimet kushtetuese është i pazëvëndësueshëm.
Gjykatësi Konomi ka pranuar prova të reja në kundërshtim të nenit 190-191 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat ndalohen pas fillimit të gjykimit, përveç në raste jashtëzakonisht të lejuara nga ligji.
Procesi gjyqësor është zhvilluar në kushte tensioni dhe mungesë transparence, me manipulime që cenojnë të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm.
Në përfundim të gjykimit gjyqtari Alfred Konomi me vendimin e tij i hapi rrugë përdorimit të dokumentave të falsifikuara në institucione, ndërsa hodhi poshtë kërkesën e Sefedin Shefës që kërkonte asgjësimin e dokumenteve të falsfikuara të konstatuara edhe nga Prokuroria. Në vendimin e tij gjyqtari Konomi u shpreh “Gjykata është tërhequr për vendim, pasi shqyrtoi çështjen, dëgjoi drejt pretendimet e palëve. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili ka lënë dhe detyrat përkatëse, në bazë të neni 328, 329 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi rrëzimin e kërkesës së Sefedin Shefës. U shpall në Fier sot më datën 9 shtator 2025. Seanca deklarohet e mbyllur”.
Sefedin Shefa, ka vendosur t’i drejtohet SPAK duke denoncuar bashkëpunimin e prokurores Selimi, gjytarit Konomi e kompani si një organizatë në mbrojtje të padrejtësisë, ku kërkojnë me çdo kusht të fusin në institucionet shtetërore dokumentet e falsifikuara.
BalkanWeb