Tensione dhe kaos në Kuvend, Balla: Është strategji e Berishës për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se kreu i PD Sali Berisha i ka strategji tensionet në Kuvend.

Sipas tij e gjitha bëhet që Kuvendi të mos hyjë në normalitet.

Në fjalën për mediat pas mbylljes së seancës, Balla tha se seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren.

“Sali Berisha nuk do që të flasë asnjeri nga të tijtë. E merr fjalën 7 herë për procedurë. Dy orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Përpjekje e Sali Berishës për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet. Seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×