Vlorë/ Goditi me grusht punonjësin e sigurisë brenda gjykatës, arrestohet avokati Redi Llanaj

Avokati Redi Llanaj është arrestuar ditën e sotme në Vlorë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është bërë në flagrancë, pasi avokati ka goditur me grusht në fytyrë një punonjës sigurie të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

I dëmtuari është shtetasi F. M., 60 vjeç, i cili, si pasojë e goditjes, ka pësuar dëmtime në fytyrë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj avokatit Redi Llanaj do të ndiqet procedura përkatëse ligjore.

 

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×