Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika u kthye pas në kohë, ndërsa kujtoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, ku ndodhi dhe incidenti me dronin.
I ftuar në Kjo javë në News24, me Nisida Tufën, Lika tregoi se kishte shkëmbyer informacione me autoritetet serbe.
“Ne atë kohë kemi pasur vizitë nga Shërbimi Serb. kishte indicie që mund të kishte konflikt. Ne dërguar një përfaqësues në Beograd. Dua të tregoj një detaj. Me kërkesë të ministrit të Jashtëm, që më dha tagër që të shkoj, duhej të shkonte ambasada. Ambasadori, asnuk e priti punonjësin tim. E morën institucionet serbe dhe e mikpritën punonjësin tim. Ne shkëmbenim informacione për raste të tilla. Bashkëpunimi ishte i mirë, por prapë së prapi aty ndodhi diçka. Në rastin e incidentit ose të sulmit të supozuar Shqipëri-Izrael, ka pasur një punë të madhe, nga dy shërbimet. Ka qenë një veprim model. Pasi u arrestua personi, dhe një person ndihmës, u bë dhe njoftimi. Unë skam dalë kurrë në konferenca, se nuk i shkon SHISH. U informua publiku se çfarë kishte ndodhur.”, tha ai.
Kujtojmë se sot në mbrëmje, është përballje e fortë mes dy skuadrave të futbollit, Shqipërisë dhe Serbisë.
BalkanWeb