Pak para ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, zëvendës trajneri i Kombëtares, Pablo Zabaleta, bëri analizën e tij.
“Pse zgjedhja e Uzunit? Është i vetmi ndryshim nga ndeshja e fundit në shtëpi me Serbinë. Kjo tregon se kemi kualitet të mirë përpara. Lojtarë të mirë, trajneri mund të vendosë dhe duhet të jenë të gatshëm të luajnë. E dimë sa i shpejtë është Myrto, vrapon shumë në hapësirat që krijohen. Mund të jetë opsion i mirë sot kundër Serbisë ku ata presojnë agresivisht. Uzuni mund të jetë për të marrë më tepër hapësirë në mbrojtjen e Serbisë.
Presingu? Duhet të kemi balancë. Të jemi agresiv, kur mbrojmë. Jo duke presuar gjithë kohës sepse kanë lojtarë si Vlahoviç dhe Mitroviç. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të gatshëm për të mbrojtur ndaj këtyre lojtarëve. Këtë duan, duhet të kemi balancë.
Ne e dimë se çdo ndeshje është e vështirë, duhet të jemi gjithmonë pozitiv. Të mendojmë se mund të luajmë për 3 pikë. Disa ndeshje duhet të jemi mirë në mbrojtje, të jemi cinik para portës. Më pas kjo është gjithmonë mënyra që të marrim diçka nga ndeshja. Duhet të jemi të zgjuar, të dimë si ta luajmë këtë ndeshje. Janë fizikisht të fortë. Kemi lojtarë të mirë. Përpara portës duhet të jemi të mirë mjaftueshëm për të shënuar.
Gjendja fizike? E mirë. Ne jemi stërvitur në Tiranë. Kemi humbur dy lojtarë për shkak dëmtimi, Kumbulla, Pajaziti dhe Ismajli. Të gjithë të tjerët kanë qenë mirë, stërvitja ka shkuar mirë. Sot presim të japim 120%.
Broja? Duhet të ruajë qetësinë. Ka shkuar te klub i ri në Angli, sfidë e re. E kemi parë të qeshur me Kombëtaren. E kemi lëvizur në pozicion tjetër, të luajë në të djathtë. Kërkon hapësirë, është i fuqishëm. I themi lojtarëve të mos jenë të shqetësuar. Nëse shënon, të gjithë do jemi të lumtur. Punojnë si skuadër.
BalkanWeb