“U informova se në fundjavë do të sulmohej…”, ish-kreu i SHISH tregon historinë e kërcënimit terrorist: Shkova me urgjencë në Kryeministri…

Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 u kthye pas në kohën kur drejtonte këtë institucion, ndërsa tregoi një rast kur një institucion u kërcënua.

Ai tha se menjëherë kishte shkuar për takim urgjent në Kryeministri, por kryeministri nuk ishte. Ajazi tha se u morën të gjitha masat për parandalimin e një sulmi të tillë.

“SHISH është institucion i sigurisë kombëtare. Mbledh informacion për mundësitë e sabotimeve dhe janë gjëra në nivel më të lartë se këto që flasim. Nëse SHISH merr një informacion, ka një indicie, njofton institucionet e tjera. Po ju jap një shembull. Disa vite më parë, nga një shërbim partner, u informova se në një fundjavë mund të bëhej sulm ndaj një institucioni shtetëror te ne, nga jashtë. Kam shkuar në orën 23:00 të natës te zyra e kryeministrit që të flas me të. Nuk ishte kryeministri. Nuk ka rëndësi rasti. I kam thënë kryeministrit në detyrë dhe më tha; çfarë mund të bëjmë? I thash a keni një grup të sigurisë kombëtare? Po tha. Ishte rrezik kombëtar. Ishte kërcënim terrorist. Të nesërmen u mblodh Këshilli i Sigurisë dhe përcaktoi detyrat. Kjo ishte detyra ime dhe u morën masat. Kështu funksionon normalisht”, tha ai.

Pyetje: A ka sistem paralajmërues apo monitorim nga ana e SHISH, kur ka sinjale për kërcënime?
Visho Ajazi Lika: SHISH është i lidhur në kontakte të ngushta me Ministrinë Drejtësisë, të Brendshme apo Policinë. Nëse ka indicie, njoftojmë Policinë. Në varësi të nivelit të kërcënimit, përcaktohet puna. Shërbimi mbledh informacione inteligjente dhe ia përcjell institucioneve përkatëse, p.sh si Policia e Shtetit. Kur kjo e fundit heton dhe kur gjen të dhënat ligjore, ky kthehet në rast penal dhe ia referon prokurorisë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×