Shqipëria do të përballet me Serbinë në orën 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga Sylvinho, synon suksesin në Leskovac, në një sfidë mjaft delikate.
Trajneri i njohur, Erion Xhafa dha opinionin e tij para këtij takimi, në bisedën me Trevisa Tufën në Sport News në News 24.
“Kjo ndeshje ka doza emocionale përtej futbollit, nuk fshihemi dot. Normalisht përfshihemi që të gjithë, edhe me incidentet që kanë ndodhur më përpara. Kjo është ndeshje më e vështirë, për këtë arsye.
Me lojtarët që kemi, janë mësuar me menaxhimin e presionin. Minutat e para janë problematika për pjesën e emocionit.
Edhe transferimi i ndeshjes është deri diku në favor të Serbisë. Nuk kemi komplekse, ata kanë. Në Leskovac është bërë qëllimisht ndeshja, në mënyrë që presioni të jetë më i vogël për ata”- tha Xhafa.
BalkanWeb