3 javë në detyrë, Evis Sala në podcastin “Flasim” me Ramën: Menaxhimi, ndërhyrja më e madhe. Njerëzit duhen motivuar që të bashkëpunojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ishte e ftuara e radhës në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.

Ministrja Sala tha se në 3 javët e para të punës së saj në krye të ministrisë së Shëndetësisë, ka parë nga afër realitetin në systemin shëndetësor.

“Jam munduar të marr sa më shumë njohuri, tani kam më shumë informacion dhe kam menduar nisma të ndryshme, reforma që duhen bërë jo vetëm brenda shëndetësisë, si inovacioni”, tha Sala.

Ajo ka përsëritur idenë e parë që e shprehu që në momentin e prezantimit se infrastruktura spitalore në Shqipëri mbetet ndër më të mirat ndër spitalet ku ajo ka punuar në botë. Por nga ana e menaxhimit, ministrja Sala tha se aty duhet të ndërhyhet menjëherë, më e madhja, që struktura, menaxhimi dhe profesionaliteti I mjekëve, të gjtha bashkë duhet të koordinohen.

“Më pëlqen të ndërtoj një skuadër, më pëlqen ti vë njerëzit, proceset me njëra-tjetrën për të arritu atë që duam. Ajo që kam vënë re është dëshira. Njerëzit duhet ti kuptosh dhe ti vendosësh në ato pozicione ku ata kanë dëshirë të punojnë. Në momentin që motivohen, angazhohen dhe bëhen pjesë e procesit”, tha ministrja e Shëndetësisë Evis Sala.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×