Sheshi “Skënderbej” u kthye këtë fundjavë në një festë të madhe të shijeve dhe aromave shqiptare, ku u zhvillua edicioni i radhës i Tirana Food Fest, një ngjarje që promovon Agroturizmin, Kulinarinë dhe prodhuesit vendas.
Mes pjesëmarrësve spikati Birra Korça, një nga markat më historike dhe më të dashura shqiptare, që prej më shumë se një shekulli mbetet simbol i mjeshtërisë tradicionale dhe i cilësisë që nuk njeh kohë.
E lindur në qytetin e birrës, Korça ka qenë gjithmonë pjesë e çdo feste shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe prodhimin vendas në çdo panair, në Shqipëri e më gjerë. Në stendën e saj, vizitorët,qytetarë dhe turistë patën mundësinë të shijonin birrën autentike shqiptare dhe të ndjenin krenarinë e një produkti që mban vulën e traditës kombëtare.
Qytetaret dhe turistes shijuan dhe Birra Tirana në sheshin Skenderbej marka ikonë e kryeqytetit prej vitit 1960. Me një shije autentike që ruan traditën shqiptare ndër dekada.
Kjo birrë tërhoqi vëmendjen me prezantimin e edicionit të ri të kanaçes, një imazh i freskët që shoqëron shijen klasike që e ka bërë pjesë të përditshmërisë shqiptare.
Tirana Food Fest u kthye kështu në një pikëtakim të rëndësishëm mes traditës dhe inovacionit, ku prodhuesit vendas gjetën hapësirën për të treguar historinë dhe cilësinë e produkteve shqiptare, ndërsa qytetarët përjetuan një eksperiencë të pasur kulturore dhe gastronomike në zemër të kryeqytetit.
BalkanWeb