Gjirokastër, përplasen 2 automjete në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, 40-vjeçari drejtonte automjetin i dehur, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 40 vjeçar, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, i cili ka shkaktuar aksident pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Nga përplasja me një mjet tjetër, pati vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 65 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin zvicerian C. Ë., 50 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×