Sherri në Bathore/ Policia jep detaje: Të miturit u plagosën me thika, disa të shoqëruar nga autoritetet

Policia ka dhënë detaje të reja mbi përplasjen e ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Bathores, ku si pasojë e një konflikti janë plagosur pesë persona.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në zonën e Pedonales së Bathores, ku dyshohet se janë përfshirë në një konflikt disa të mitur, për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes, pesë shtetas kanë pësuar dëmtime të lehta, të shkaktuara dyshohet me thikë. Të plagosurit ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, konfirmon policia.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shoqëruar disa persona për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Autoritetet pritet të publikojnë detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×