VIDEO/ 4 të miturit u plagosën me thika gjatë sherrit, dhjetëra familjarë të tyre mbërrijnë në spitalin e Traumës

Pas përplasjes me thika mes disa të miturve në zonën e Bathores mbrëmjen e së dielës, familjarë të të plagosurve kanë mbërritur në ambientet e Spitalit të Traumës.

Sipas pamjeve të siguruara më herët, të rinjtë e lënduar u shoqëruan me urgjencë nga personeli shëndetësor për të marrë ndihmën e nevojshme. Sipas Policisë, ata kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë, burime nga vendngjarja raportojnë se dhjetëra familjarë të të plagosurve kanë mbërritur pranë Urgjencës së Spitalit të Traumës. Shumë prej tyre janë në pritje të informacionit mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit të ndodhur në orët e mbrëmjes, pranë Pedonales së Bathores.

Sipas të dhënave paraprake, sherri dyshohet se nisi për motive të dobëta, ndërsa disa persona janë shoqëruar në Komisariatin nr. 5 për sqarime.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×