Tifozët kuqezi kanë shpërthyer në festë, pas fitores që korri sot përballë Serbisë, skuadra jonë e kombëtares së futbollit.
Tirana “shpërtheu” nga festa që në momentin e golit të Rey Manaj në minutën e 46 të pjesës së parë. Atmosfera elektrizuese në kryeqytet rezultoi një ogur i mirë për kuqezinjtë të cilët nënshtruan rivalët serbë në “shtëpinë” e tyre.
Mijëra simpatizantë të kombëtares zbritën në rrugët e kryeqytetit. Të mbledhur fillimisht te sheshi “Nënë Tereza” dhe sheshi “Italia” tifozët marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit Skënderbej për të vijuar festën.
Tiranë
Në Durrës, siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, tifozët kanë zbarkuar në rrugë, ndërsa festojnë duke brohoritur apo duke i rënë borive të makinave.
Durrës
Festime pati edhe në Elbasan.
Elbasan
Edhe qytete të tjera si Vlorë, Berat, Korçë e Kukës u festua triumfi i kombëtares përballë Serbisë.
Kujtojmë se Shqipëria fitoi 1-0 në Leskovac duke konsoliduar vendin e dytë me 11 pikë, 4 më shumë se rivali direkt, Serbia.
(FOTOGALERI nga festimet në Tiranë)
BalkanWeb