Mbrëmja e 11 tetorit u kthye në një festë të vërtetë për të gjithë shqiptarët, pas fitores historike të Kombëtares ndaj Serbisë me rezultatin 1-0.
Në ‘Sheshin Italia’ Birra Korça,me shijen e saj karakteristike dhe traditën që e lidh ngushtë me identitetin shqiptar, nuk mungoi as në këtë moment të rëndësishëm për Kombëtaren dhe për të gjithë sportdashësit.
Në një mbrëmje ku emocionet ishin të forta dhe ndjesitë kombëtare në kulm, Birra Korça ishte aty si pjesë e festës.
Birra Korça nuk ishte thjesht e pranishme në tryezat e tifozëve – ajo ishte pjesë e emocioneve. Me freskinë e saj karakteristike, Birra Korca shoqëroi momentet e tensionit, durimit dhe shpërthimit të gëzimit që erdhi me fitoren.
Sepse çdo festë që lind nga zemra e një populli kërkon një simbol që ta përfaqësojë – dhe në këtë rast, ishte pikërisht ajo: birra e parë shqiptare, me zemër dhe histori shqiptare Birra Korça.
BalkanWeb