VIDEO/ U goditën me thika gjatë sherrit, momenti kur të miturit e plagosur mbërrijnë në spital

Një video e siguruar së fundmi tregon momentin kur personat e plagosur nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Bathores, mbërrijnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në pamje shihen të rinjtë të shoqëruar nga personeli shëndetësor, ndërsa futen me urgjencë në ambientet e spitalit.

Të plagosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën, sipas njoftimit paraprak të Policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, pranë Pedonales së Bathores, ku dyshohet se disa të mitur janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Grupi hetimor vijon punën në terren, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të incidentit.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×